Google ADS

Krasniqi -deputetëve: A mundeni me garantu që kurrë nuk keni gjuajtur me armë?

11:35 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar iniciuesit e interpelancës për gjuajtën me armë, duke thënë se ata nuk po shprehen serioz, shkruan arbresh.info.

Krasniqi ka kërkuar nga iniciuesit e interpelancës të tregojnë se a kanë gjuajtur ata me  armë në ndonjë gëzim apo festë në familjen e tyre.

“A mundeni me garantu se anëtarët e juaj të partive në një prej gëzimeve, që ju ka lind djalë pas 5 vajzave apo vajzë pas 5 djemve a kur kanë marr nuse, ata nuk kanë gjuajtur me armë. Nëse doni me ardh në këtë nivel, me denoncua veç pse e kanë parë të xhiruar. Atëherë edhe na tjerët jemi zyrtar publik, bile na kemi marr besimin e qytetarëve, e ata janë të emëruar nga Qeveria. A garantoni se asnjëri prej juve që keni përgjegjësi publike, nuk keni përdor armë. Le të thonë jo, unë heq dorë nga kjo”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Vjosa Osmani e ka dramatizuar këtë çështje duke i përmendur emrat e atyre që kanë pësuar nga gjuajtja me plumba qorr.

“Vjosa Osmani e dramatizoi këtë çështje duke i përmendur emrat që është shumë e rëndë dhe besoj që raste të tilla duhet të kenë trajtim të plotë por me e gjuajt fajin të të tjerët në këtë rast të zv, kryeministri është sikur me thënë që ne e kemi pa dhe e kemi gjiru një zv. kryeministër duke vozit 200 km në orë në autostradë se ai mundet me bë ndeshje me marr dikënd në qafë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk e sheh aspak të drejtë këtë koleracion nga deputetja Vjosa Osmani duke u munduar me identifikua këtë rast me raste tjera të dhimbshme./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme