Mes shumë modeleve, markave, madhësive, të blesh një smartphone të ri është një zgjedhje e vështirë.
Dëshironi jnë iPhone apo një Android? Një phablet me një ekran gjigant, apo një telefon modest xhepi? Shqetësoheni për cilësinë e kamerës, apo jeni në rregull me diçka të thjeshtë. Ekspertët sugjerojnë këto pesë modele.
iPhone X
“iPhone X” përdor sistemin e njohjes së fytyrës për të identifikuar zotëruesin dhe jo gjurmën e gishtit. “Apple” thotë se “FaceID” mund të funksionojë edhe në errësirë, duke përdorur 30 mijë pika infra të kuqe për të kontrolluar identitetin dhe është shumë më i vështirë të manipulohet, krahasuar me sistemin e vjetër “TouchID”.
Ky është “smartphone” më i shtrenjtë i “Apple” deri më tani. Një model me kapacitet 64 GB do të kushtojë 999 dollarë kur të dalë në shitje më 3 nëntor, ndërsa versioni 256 GB do të ketë një çmim prej 1.149 dollarësh. “Iphone X” është një investim afatgjatë i “Apple” dhe përcakton trendin e gjeneratës së re të “iPhone”-ve.
iPhone 8 dhe 8Plus
Kompania zbuloi në shtator iPhone 8 dhe 8 Plus, që janë të parët që kanë edhe opsionin e karikimit “wireless”.
“Smartphone”-t e rinj kanë xham edhe në pjesën e pasme dhe procesorë më të shpejtë, sensorë të përmirësuar të kamerave dhe altoparlantë më të fuqishëm sesa modelet e mëparshme. “iPhone”-t e rinj koinçidojnë edhe me prezantimin e “IOS 11”, versioni më i fundit i sistemit operativ të “Apple”.
Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus
Si të gjithë telefonat popullorë që u lançuan në 2017 dhe ekranet e Galaxy S8 dhe S8 Plus janë me cepa ekrani të lakuar. Por më e mira e këtij modeli është se ka një software më të thjeshtë krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy.
Google Pixel 2 dhe 2XL
Pixel 2 nuk është shumë larg nga rrënjët e 2016, përsa i përket dizajnit. Atë vit kompania arriti të prodhonte një produkt me pamje mjaft të mirë, një gjë e rrallë në botën e smartphone. Telefoni doli në shitje më 17 tetor dhe kushton 649 dollarë.
OnePlus 5T
OnePlus 5 ka një ekran 5.5 polsh me lexues të gjurmëve dixhitale. Karakteristika të tjera janë procesori Snapdragon 835 i Qualcomm, i njëjti me atë të Galaxy S8 të Samsung dhe HTC U11, 8 GB Ram dhe 64 ose 128 GB memorje të brendshme, kamera të dyfishtë 23 megapiksel dhe sensori i përparëm prej 16 megapiksel. Sistemi operativ është Android Nougat, dhe bateria ka kapacitetin 4.000 mAh.
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...