LDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dardan Gashit

10:47 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, njëherësh kërkues i interpelancës Armend Zemaj për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga  Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka thënë se institucionet e vendit duhet të udhëhiqen nga njerëz me etikë dhe që nuk bien ndesh me ligjin shkruan arbresh.info.

Zemaj ka thënë se GP i LDK-së ka thirr në interpelancë për ta informuar Kuvendin mbi pamjet e shfaqura në medie nga zyrtarët e lartë duke përdorë armë zjarri ,duke shtënë dhe duke vë në rrezik jetën e qytetarëve.

Sipas tij, skenat e tilla tregojnë anën e një logjike që kthehet si një kapje e shtetit dhe treguesin e forcës ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Është e drejtë e jona të kërkojmë përgjegjësi. Qytetarët duan siguri për ta dhe familjet e tyre, nuk duan rrezikun e jetërave të tyre. Grupi Parlamentar këkron përgjigje nga qeveria dhe kryeministri për skenat e tilla”, ka thënë Zemaj.

Zemaj, ka shtuar se Grupi Parlamentar i LDK-së fton deputetë që ta votojnë këtë mocion.

“Kuvendi kërkon përgjegjësi karshi këtyre veprimeve, kërkojmë menjëherë shkarkimin e zv, kryeministrit dhe ministrit për Diasporë dhe Investime Strategjike”, ka thënë ai./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme