Modelja nga Guatemala Rosa Otilia Ramirez, 32-vjeçe, është vrarë gjatë 19 janarit në Guatemala, derisa po kthehej në shtëpi pasi e kishte dërguar të bijën në shkollë.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ajo është qëlluar nga pas nga një burrë, i cili e kishte ndjekur për disa metra.
Pasi iu afrua, ai nxorri pistoletën dhe e qëlloi në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Policia beson se vrasësi e njihte Ramirezin, dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që të jetë “krim i kryer nga pasioni”, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë emër.
Guatemala njihet shumë mirë për situatën e rëndë të kriminalitetit, por ekzekutimi i një personazhi të njohur në mesin e ditës ka tronditur oponionin publikë vendas.
http://www.dailymotion.com/video/x6dq1x7
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin