Të dhënat nga ASK-ja konstatojnë se 88,8 për qind e ekonomive familjare në Kosovë janë të lidhur në internet përmes pajisjeve të ndryshme.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi rezultatet e anketës së përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikimit.
Të dhënat e ASK thonë se më shumë se gjysma e ekonomive familjare e përdorin teknologjinë.
“Nga rezultatet e dala nga ky publikim, në vitin 2017 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3%, përderisa 38.7% e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike kompjuterike (si: desktop, laptop, netbook, tablet), duke përjashtuar telefonat e mençur”, thuhet në komunikatë
Tutje në komunikatë thuhet se qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisjeje kanë pasur 88.8% të ekonomive familjare”, thotë komunikata
Të dhënat e ASK thonë se më shumë përdoret teknologjia për qasje në internet
“Kurse, përdorimi i kompjuterit dhe i internetit nga individët rezulton të jetë 38.7%, ndërsa përdorimi i internetit 82.9%.” thotë komunikata
Të dhënat e publikimit më tej thonë se përdorimi është dyfish më i madh përmes rrjetit wifi në krahasim me rrjetin e telefonisë mobile.
Për dallim nga disa individë të cilët e kanë përdorur intensivisht apo 82 për qind në tre muajt e fundit, janë 13 për qind të tjerë të cilët fare nuk e kanë përdorur internetit.
Të dhënat në këtë anketë flasin për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...