Cristiano Ronaldo ‘shpërthen’ për situatën e Realit me këtë status

09:41 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Real Madrid nuk po kalon ditë të mira, përcjellë arbresh.info.

Skuadra ‘Mbretërore’ së fundmi është eliminuar nga Kupa e Mbretit ndërkohë që në kampionat thuajse i ka humbur gjasat për ta siguruar titullin.

Ylli portugez i Realit, Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në rrjetin social Twitter.

“Inkurajoni ekipin! Guxim madridistas! Ne kemi ende shumë beteja për të fituar”, ka shkruar sulmuesi portugez i Real Madridit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme