Haradinaj në Rahovec në të njëjtën kohë me Gjuriqin

09:10 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të vijnë në Kosovë ku do të  vizitojnë sot gjimnazin, institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.

Në orën 13:00  ata do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdojnë vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe, kanë bërë të ditur mediat vendore.

Ndërkohë,  një vizitë në Rahovec sot ka paraparë të zhvilloj edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Zyra e kryeministrisë ka bërë të ditur se Haradinaj do të qëndroj në këtë komunë sot në ora 14:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme