Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.
Bëhet fjalë për akuzën për blerje joligjore të softverëve për përdorimin e kompanisë shtetërore, me vlerë prej rreth 4 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorët e PSP-së në seancën e kaluar në gjykatë thanë se do të dëshmojnë që tre të akuzuarit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Ndërsa të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Me orarin e ri të gjykatësve lëndën “Tarifa” do ta udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova./Telegrafi/
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton