Një gazetar ka zbuluar një fotografi 13 vjeçare të Barack Obamës që është me liderin e Kombit të Islamit që është mbajtur e fshehur për të mbrojtur karrierën e ish presidentit.
Askia Muhammed që shkrepi foton e Obamës duke qeshur në krah të liderit islamik Louis Farrakhan gjatë Kongresit të të Zinjve më 2005, transmeton portali arbresh.info
Muhammed, që zbuloi foton, tha për Trice Edney News Wire se në atë kohë kishte premtuar se do ta mbante sekret, për shkak të brengave që mund të dëmtojë të ardhmen politike të Obamës.
Ish presidenti ishte senator i Illinoisit në kohën kur është bërë fotografia.
Gjithashtu imazhi është shkrepur para teorive konspirative se Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe se është mysliman.
Farrakhan është një predikues i cili udhëheq organizatën Kombi i Islamit dhe në të kaluarën ka bërë komente anti-semitike./Arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...