Kuvendi vazhdon sot seancën e djeshme

07:06 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbaj seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë dhe do te votojë disa nga ndryshemet e Projektligjeve, zgjedhja një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore si dhe interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas pikave të zakonshme të rendit të ditës, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të behet votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kuvendi do te shqyrtoj edhe Projektligjin për Azil, Projektligjin për Standardizim dhe Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Gjithashtu në ketë seancë do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016 dhe Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

Edhe zgjedhja e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare, si dhe Propozimi për emërimin e tre anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim do te jene pika te rendit te dites se seances se sotme.

Nderkaq në fund do te jete interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme