Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, ka deklaruar se mosmarrëveshjet rreth programit bërthamorë të Koresë Veriore duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike.
Ajo ka shtuar se është e sigurtë që Uashingtoni do të konsultojë qeverinë e saj së pari nëse do të konsideronte ndonjë opsion ushtarak, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
“Çështja bërthamore duhet të zgjidhet përmes negociatave dhe përpjekjeve diplomatike. Ideja mbi zgjidhjen ushtarake është e papranueshme”, tha Kang Kyung-wha në një konferencë për shtyp në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
Administrata e Trump tha se të gjitha opsionet janë në tryezë në lidhje me Korenë e Veriut dhe zyrtarët thonë se presidenti dhe këshilltarët e tij kanë diskutuar mundësinë e një sulmi të kufizuar.
Tensionet me SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur pas lansimit të raketave balistike./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...