Google ADS

Ahmeti: Drejtoria e Urbanizmit i takon Vetëvendosjes

23:41 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në një intervistë në emisionin e Jeta Xharrës, rreth çështjeve të fundit nëpër të cilat po kalon partia e tij.

Teksa po komentonin për mospajtimet brenda anëtarëve të VV-së, aty u fol edhe për raportin me partitë tjera, sidomos me ato të cilat Vetëvendosje bëri koalicion në zgjedhjet lokale.

Xharra ndërkohë është shprehur se Drejtoria e Urbanizmit i është dhënë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili për “Indeksonline” ka thënë se Drejtoria e Urbanizmit i takon Vetëvendosjes dhe drejtor i saj është Ardian Olluri.

“Drejtoria e Urbanizmit nuk i është dhënë AAK-së, sikur edhe e potencoi Jeta Xharra. Drejtoria e Urbanizmit i përket VV-së dhe drejtor është emëruar Ardian Olluri”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme