Cristiano Ronaldo synon trofeun në Ligë të Kampionëve

23:40 | 25 Janar 2018
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se ata nuk duhet të dorëzohen në La Liga.

Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, Cristiano Ronaldo ka insistuar se ata nuk mund të heqin dorë aq lehtë dhe aq herët nga kampionati, transmeton portali arbresh.info.

“Nëse ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve në fund të vitit, kjo do të jetë e mrekullueshme”, ka thënë Ronaldo për ‘Doonqiudi’ në Valdebebas.

“Ne nuk kemi filluar mirë në La Liga dhe ne jemi të zhgënjyer, askush nuk është i lumtur me këtë. Por, ne tani duhet të punojmë shumë për Ligën e Kampionëve sepse është trofeu më i rëndësishëm për ne”

“Do të jetë e vështirë në La Liga, por ne nuk mund të dorëzohemi, madje edhe nëse ne kemi humbur shumë pikë që nga fillimi i sezonit”

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë”

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Të ngjashme