Barça në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, debuton Philippe Coutinho

23:23 | 25 Janar 2018
Arbresh Info

Ndryshe nga Real Madridi, “Blaugranët” nuk kanë gabuar duke vazhduar aventurën e tyre pas fitores bindëse mbrëmjen e sotme (e enjte).

Barcelona ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit duke mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2 me 1 skuadrën e Espanyolit, takim në të cilin debutoi superylli Philippe Coutinho, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas ka arritur të rikthehet nga disavantazhi 0 me 1 nga ndeshja e parë duke mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën e trajnerit Quique Flkores për të vazhduar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit për të tetën herë radhazi.

Goli i epërsisë në ndeshjen e sotme erdhi nga Luis Suarez që realizoi me kokë ende pa u bërë dhjetë minuta lojë në Camp Nou pas një asistimi nga Alexis Vidal.

Superylli Lionel Messi arriti të dyfishojë epërsinë për 2 me 0 në minutën e 25′ duke realizuar një gol të bukur jashtë nga zona e rreptësisë, i cili ishte edhe goli i 4.000 për klubin në Camp Nou në kompeticionet zyrtare.

Philippe Coutinho, i cili është detyruar të shtyj debutimin për shkak të lëndimit qysh pas transferimit nga Liverpooli për 160 milionë euro, bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën e Ernesto Valverdes duke zëvendësuar në minutën e 68′ mjeshtrin e mesfushës Andres Iniestan.

Coutinho madje ishte afër për të regjistruar asistimin e tij të parë pasi pranoi një top nga Lionel Messi të cilin e kaloi tutje te Suarez, goditja e të cilit përfundoi drejt në duart e portierit.

Barcelona do të mësojë rivalin e ardhshëm në Kupë të Mbretit pas hedhjes së shortit./arbresh.info/

Shikoni dy golat e realizuar këtë ndeshje:

https://streamable.com/g152r

https://streamable.com/74yx0

 

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Të ngjashme