Azil kërkuesit nuk duhet t’u nënshtrohen testeve psikologjike për të përcaktuar nëse ata janë homoseksualë, ka vendosur gjykata e lartë e BE-së.
Testet për të përcaktuar orientimin seksual janë të diskutueshme, por ndonjëherë përdoren edhe gjatë vlerësimit të kërkesave për azil, transmeton portali arbresh.info
Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë është i detyrueshëm në të gjitha shtetet e BE-së.
Çështja lidhet me një Nigerian që paraqiti kërkesë për azil në Hungari në prill të vitit 2015. Ai kishte frikë nga persekutimi në Nigeri pasi ishte homoseksual.
Qindra homoseksualë nga frika e persekutimit në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Çeçeni kanë kërkuar azil në BE, raporton Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore.
Kërkesa e nigerianit u refuzua pasi një raport i psikologut nuk arriti të konfirmonte homoseksualitetin e tij./arbresh.info/
Studentët serbë protestojnë në rrugët e Beogradit
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Fushata zgjedhore, LVV sot mban tubim elektoral në Pejë
PDK mban sot konferencë për media, s’dihet arsyeja
Rifillon procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Kr...