Zidane e pranon që e ardhmja e tij varet nga ndeshja ndaj PSG-së

22:41 | 25 Janar 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka pranuar se ai do të shkarkohet nga Real Madridi nëse klubi i tij humb në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germainit.

Francezi ka qenë nën presion të madh te ‘Los Blancos’ pas një numri të madh dështimesh këtë edicion, transmeton portali arbresh.info. Ata aktualisht qëndrojnë 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga si dhe janë eliminuar nga Kupa e Mbretit mbrëmjen e kaluar pas disfatës në shtëpi ndaj Leganes.

Kjo do të thotë që Liga e Kampionëve është e gjitha që ka mbetur për Real Madridin që të luaj këtë sezon, ndërkohë që ata do të takohem me Paris Saint Germainin në raundin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

I pyetur nëse e ardhmja e tij varet nga ajo ndeshje, Zidane ka thënë: “Po, është e qartë”.

“Unë jam përgjegjës për këtë, unë jam trajneri. Unë duhet të gjej zgjedhjet. Ne i kemi gjetur disa prej tyre por nuk janë të mjaftueshme. Unë duhet të marr përgjegjësi dhe do të luftojë gjithmonë”

Real Madridi do të përballet me PSG-në më 14 shkurt para se të rikthehet në Paris më 6 mars./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme