Google ADS

Real Madridi në krizë? Reagon Cristiano Ronaldo

19:23 | 25 Janar 2018
Arbresh Info

Pas eliminimit tronditës të Real Madridit nga Kupa e Mbretit në duart e Leganes, Cristiano Ronaldo ka bërë thirrje për qetësi.

Leganes u rikthye nga disavantazhi 1 me 0 që pësoi në pjesën e parë duke fituar me rezultat 2 me 1 në Santiago Bernabeu mbrëmjen e së mërkurës, megjithëse Ronaldo ishte lënë jashtë skuadrës, transmeton portali arbresh.info.

“Qetësohuni skuadër. Qetësohuni madrilenë”, ka shkruar Ronaldo në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter. “Ne kemi ende shumë beteja për të fituar”

E ardhmja e Ronaldos në Real Madrid vazhdon të jetë ende subjekt i spekulimeve, megjithëse trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë plotësisht lidhjet e klubit me superyllin portugez.

Real Madridi do të përballet të shtunën në La Liga me Valencian, ndërkohë që skuadra e Zidanes qëndron në pozitën e katërt në tabelë./arbresh.info/

https://twitter.com/Cristiano/status/956507790725480448

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme