Google ADS

Ish-punonjësit në Hacking Team të dyshuar për vjedhjen e fundit në kompani

19:07 | 18 Korrik 2015
Arbresh Info

Bazuar në disa raporte nga ‘Reuters’, gjashtë ish -punonjësit e kompanisë italiane Hacking Team tani janë duke u hetuar nga prokurorët për një lidhje me sulmin e fundit që i vodhi kompanisë 400GB të dhëna.

Përveç kësaj, këta gjashtë persona që janë duke u  hetuar kanë qenë edhe më parë nën hetime pas zbulimit të sekreteve industriale të kompanisë Hacking Team, transmeton arbresh.info. Tani, sipas raportit, këto hulumtime janë duke u kombinuar për të arritur një rezultat.

Ky lajm vjen vetëm një javë pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë Hacking Team, David Vincenzetti deklaroi se ai dyshon në qeveritë e jashtme për sulmin e kryer./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme