Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ministri i shëndetësisë Uran Ismaili ka njoftuar opinionin publik se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e spitalit të Ferizajit që ishte përfolur edhe më parë.
Sipas tij, ky spital do të përfundohet brenda tri viteve dhe do të jetë një nga spitalet më moderne në rajon.
Ky është postimi i plotë i tij:
”Sapo nënshkrova kontratën për Spitalin e Ferizajt ????, e cila i hap rrugën ndërtimit të këtij spitali kaq të nevojshëm për qytetarët tanë në Ferizaj. Spitali do të përfundojë brenda tri vjetëve dhe do të jetë nga më modernët në vend. Ndërtimin e këtij spitali e kanë merituar për kohë të gjatë qytetarët dhe personeli mjekësor i këtij qyteti. Nuk do të lejojmë asnjë zvarritje gjatë ndërtimit të tij ????♂️dhe po ashtu do të punojmë edhe për ndërtimin e spitaleve të tjera. Urime!”
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ova...
Sot përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë ...
Moti në Shqipëri me diell, temperatura në rënie
Burimi: Ju nuk e keni Rovenën në grup për të pasur atmosferë
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjete...