Nëse dëshironi të hani diçka vërtet të shëndetshme, përzieni dardhën dhe panxharin e kuq!
Panxhari është i pasur me minerale, shëron aneminë dhe forcon enët e gjakut, ndërsa dardha pos mineraleve dhe vitaminave përmban edhe sasi të mëdha të fibrave bimore, të cilat përshpejtojnë tretjen, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, ajo përmban edhe shumë pektine, të cilat zvogëlojnë kolesterinën dhe stabilizojnë nivelin e glukozës në gjak.
Përbërësit: 500 g panxhar të kuq, 50 ml uthull balsamike, gjysmë luge të vogël piper të bardhë, 150 g dardha, 50 g xhelatinë boronice, një lugë qull mielli, një lugë sheqer, pak kripë.
Përgatitja: Panxharin lajeni, qërojeni dhe priteni në feta të holla. Në tenxhere qiteni uthullën, 1 dl ujë, marinoni me kripë dhe piper, shtoni panxharin dhe zieni në zjarr të lehtë. Dardhat lani, qëroni, hiqjani farat dhe pritni në feta.
Para se panxhari të zbutet tërësisht, shtoni dardhat dhe zieni edhe dhjetë minuta.
Para se ta shërbeni, tundeni qullin e miellit me 2 lugë ujë dhe me xhelatinën e boronicës, shtojani panxharit dhe përzieni derisa të dendësohet pak. Sipas dëshirës qitni edhe pak uthull dhe piper të bardhë.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...