Google ADS

Kryeministri Haradinaj i ikë interpelancës

16:11 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti  ka kërkuar që të shtyhet interpelanca e thirrur për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në kemi kërkuar sot këtë interpelancë me kryeministrit për veprimet e një anëtari të lartë të kabinetit të tij që paraqesin kundërshtim fillimisht me etikën për sjelljen që duhet të kenë zyrtarë të lartë qeverisës për rrezikim të sigurisë publike, jetës së njerëzve dhe veprime që bien ndesh me kodin penal të Kosovës.  Ky debat duhet të ndodh në pranin e kryeministrit, është obligim kushtetues që ai të paraqitet. Ne kërkojmë që kjo pikë të zhvendoset nga rendi i ditës të shkojë më poshtë dhe debatin ta zhvillojmë kur ai është këtu”, ka thënë ai.

Pas kësaj, kryesuesi ka vendosur që të shtyhet kjo interpelancë /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme