Google ADS

Haradinaj: Komuna e Gjilanit është e rëndësishme

16:03 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar qytetin e Gjilanit ku është takuar më të parin e kësaj komune, Lutfi Haziri, raporton arbresh.info.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se për herë të parë Qeveria e financon manifestimin ndërkombëtar “Flaka e Janarit”, i cili është një nderë për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.

Ai po ashtu tha se tashmë Universitetet “Kadri Zeka”, e ka edhe truallin e vetë.

“Kryeministri ka sjell vendimin e kampusit të Universitetit Kadri Zeka i cili është kapital si vendim për zhvillimin e universitetit dhe qytetit tonë i cili tashmë  e ka truallin e vetë dhe pritet me u zhvillu gjatë këtij viti”, u shpreh ai.

Haziri tha po ashtu se kryeministri do t’i takoj edhe të zgjedhurit komunal  në një takim të veçantë e po ashtu edhe qytetarët.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Gjilan ka thënë se Qeveria ka punë dhe disa kërkesa direkte nga ana e kryetarit, raporton arbresh.info.

“Ne jemi në kohë punë dhe kemi disa kërkesa direkte të kryetarit që janë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe që dalin jashtë mundësive buxhetore, ende jemi në identifikim të krejt rrethanave dhe si mujmë më ardh deri te investimet në impiantin e ujërave të zeza që është një investim i madh që i tejkalon buxhetin e komunës “, tha Haradinaj.

Po ashtu ai tha se komuna e Gjilanit është komunë shumë e rëndësishëm sepse lidh edhe treva tjera .

 

“Komuna e Gjilanit është komunë shumë e rëndësishme deh ndërlidh shumë komuna tjera të vogla edhe po ashtu është një që i ndërlidh edhe shumë trevat tjera që jetojnë në periferi”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme