Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme menjëherë pas rezultatit pozitiv të testit.
Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës, duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.
Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra të cilat vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral, ndërsa disa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.
Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë?
Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë.
Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqenie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.
Po nëse gruaja ka disa shqetësime?
Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, të cilat mund të luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku.
Gjithashtu mund të vuani edhe nga mpirja e duarve. Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtet ose vendosni duart tuaja në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit./GazetaShneta
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”