Genta Ismajli, gjithnjë është dalluar për performancat e saj të befasishme dhe eksperimentet kur vjen puna tek interpretimet në skenë. Ajo përpiqet që të shfaqet gjithnjë ndryshe në klipet e saj, edhe pse e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar asnjëherë kanë qenë flokët.
Flokët gjithmonë janë konsideruar si një nga tiparet që reflektojnë bukurinë femërore dhe Genta ka preferuar të mos eksperimentojë shumë me to, deri tani.
Por ajo së fundmi është shfaqur krejtësisht ndryshe. Këngëtarja është bërë bionde duke i surprizuar fansat dhe ndjekësit, por që menjëherë e ka marrë pëlqimin e tyre.
Kjo i ka bërë ata të mendojnë se ky ndryshim është bërë për ndonjë klip të ri që Genta pritet të sjellë.
Por sidoqoftë, Genta së fundmi po shihet shumë e afërt me grimerën e njohur Sellma.
Ajo po kujdesët për këngëtaren për çdo detaj të mundshëm, që artistja të dukët sa më bukur gjatë performancave të saj./Gazeta Express/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...