Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka përshëndetur takimin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe atij të Greqisë, Aleksis Tsipras, në Davos të Zvicrës.
Hahn thotë se zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë diçka pozitive për të dy vendet, rajonin dhe gjithë Evropën.
“Ky takim mes Tsipras dhe Zaev është lajm shumë i mirë. Tregon guxim, vizion dhe burrështetësi. Zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën”, ka shkruar Han në profilin e tij në Twitter.
Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë kanë rënë dakord të vendosin nën kujdesin e tyre negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Në deklaratat e përbashkëta para gazetarëve, Zoran Zaev, nënvizoi rëndësinë që ka për vendin e tij anëtarësimi në NATO dhe në BE.
Zaev shtoi se “në shenjë vullneti të mirë Qeveria jonë do të ndryshojë emrin e aeroportit dhe të autostradës që do të quhet “Miqësia”, për të treguar në praktikë se jemi plotësisht të vendosur në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen me Greqinë”, deklaroi Zaev./Gazeta Express/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”