Sefaj falënderon Turqinë për mbështetje

12:01 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj,është takuar sot me ambasadoren e Turqisë, Kivilim Kiliç, transmeton arbresh.info.

Në një komunikatë për medie thuhet se në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, shefi i këtij dikasteri qeveritar falënderoi Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme