Inspektoriati i shëndetësisë në Maqedoni: Ne punojmë sipas dispozitave ligjore

11:56 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Inspektoriati Shtetëror për sanitari dhe shëndetësi (ISHSSH) ka reaguar ndaj kumtesës së spitalit privat “Santea Plus”, në lidhje me vendimin e mbylljes së spitalit.

Sipas ISHSSH-së, inspektorët kanë vepruar në pajtim me dispozitat dhe kompetencat ligjore. Njiherit, Inspektoriati hedh poshtë akuzat për tentim të njollosjes së namit që e ka ky spital privat, shkruan telegrafi.

Inspektoriati zotohet se do të vazhdoj ta kryej punën ashtu siç e kërkon ligji, duke përmbyllur se nuk do të vazhdoj me polemizime mediale për rastin në fjalë./Telegrafi/

Të ngjashme