Google ADS

Vetëvendosje kërkon interpelancë për rritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë

11:34 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesë për interpelancë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i VV-së ka dorëzuar kërkesën për interpelancën lidhur me refuzimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 sipas kërkesës së Këshillit Ekonomik Social, poashtu rritjen e pagës për shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësor vetëm 4 % apo 30 euro mbi pagën bazë si dhe për vendimin e paligjshëm e të padrejtë të Qeverisë për rritjen e pagave afër 100% për vete.

Të njëjtën kërkesë e ka bërë sot edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme