Google ADS

Islam Pacolli: Fondi i Trustit Pensional të kthehet në Kosovë e të bëhen investime

11:03 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Deputeti i ARK-së, Islam Pacolli ka kërkuar sot që Fondi i Trustit Pensional të kthehet në Kosovë.

Ai tha gjatë seancës së Kuvendit kur po shqyrtohet raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale që ky fond duhet të jetë në Kosovë dhe prej tij të bëhen investime, shkruan Arbresh.info.

“Të shqyrtohet dhe të gjendet mënyra e mundshme që Fondi i Trustit Pensional të kthehet në Kosovë dhe të bëhen investime. Është pak e vështirë të deklarohet se nuk është një vend i pasigurtë për mbajtjen e parasë sonë”, ka thënë Pacolli.

Ai ka shtuar se pavarësisht kësaj, AKR-ja do ta përkrah Raportin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme