Një gjykatës bavarez i cili ka urdhëruar të hiqet kryqi nga salla e gjykatës gjatë gjykimit të një emigranti afgan është përballur me kundërshti.
Ndërkohë i akuzuari ka thënë se nuk i pengon të gjykohet nën kryq, transmeton portali arbresh.info
Klaus-Juergen Schmid, një gjyqtar në qytetin bavarez të Miesbach, ka urdhëruar që një kryq të hiqet nga salla e gjyqit gjatë gjykimit të një azilkërkuesi 21-vjeçar afgan, i akuzuar për kanosjen që i ka bërë një afgani tjetër që u kthye në krishterim.
Lajmi fillimisht u publikua javën e shkuar, por vetëm tani ka bërë bujë në rrjete sociale. Pak pasi u bë publik rasti, Schimid nisi të pranojë “emajle të zemëruar” që e akuzonin atë për heqjen e një simboli të “sovranitetit kulturor dhe fetar” të Gjermanisë.
“Gjaku i derdhur nga duart e të pandehurit do të jetë pjesërisht për shkak juve”, citoi gjyqtari një nga komentet që thoshte. Kjo është pavarësisht nga pretendimi i gjyqtarit se ai ka shqiptuar dënimin maksimal ndaj të pandehurit.
Duke shpjeguar masën e tij, Schmid tha se nuk ka ligj që kërkon të ketë një kryq në vendin e gjykimit në radhë të parë, transmeton arbresh.info
Ai gjithashtu tha se donte të tregonte njeriun afgan se vendimi i tij nuk është një reflektim apo një shenjë e konfliktit midis të krishterëve dhe myslimanëve.
“Kështu që unë nuk mendoj se do të ishte e përshtatshme ta dënosh atë nën kryq – kjo ishte çështja,” tha ai, siç citohet nga Bayerischer Rundfunk.
Gjykatësi tha se nuk dëshiron të ketë kryqe në sallën e gjyqit më.
Njeriu, i cili pretendon se ka ikur nga Afganistani për shkak se talibanët kërcënuan babanë e tij, shtoi: “Unë jam një person normal, unë nuk jam një besimtar [mysliman], kam miq të krishterë”./Arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...