Google ADS

Samuel Zhbogar viziton qytetin e Manastirit

10:56 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Manastirin si pjesë e fushatës “BE për TY”, qëllimi i të cilës është të ngrihet vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën nga BE-ja në vend.

Siç njoftuan nga Delegacioni i BE-së, në Manastir ambasadori Zhbogar do të takohet me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska, ndërsa do të vizitojë edhe disa projekte të financuara nga BE-ja të cilat realizohen në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë.

Bashkimi Evropian investoi 240.000 euro për hapjen e kopshtit mobil të fëmijëve në të cilin ofrohen aktivitete alternative parashkollore për fëmijët e margjinalizuar të moshës parashkollore nga zonat rurale dhe më të largëta në Manastir. Kopshti mobil i fëmijëve, i cili punon si qendër për fëmijë nga bashkësitë e varfra, do të vendoset në parkingun e kopshtit zoologjik në Manastir.

Fëmijët do ta shoqërojnë ambasadorin Zhbogar gjatë vizitës së tij në kopshtin zoologjik Manastir, i cili u rinovua me mjete nga BE-ja. Për këtë projekt janë investuar 510.000 euro për rikonstruimin e hapësirës së ndërtuar për kafshët (punë zejtare, dru ndërtimtarie, mobilie), e cila është rinovuar në pajtueshmëri me standardet e Asociacionit evropian të kopshteve zoologjike dhe akuariumeve (AEZA). Vizitën do ta udhëheqin vullnetarë të cilët janë trajnuar në kuadër të projektit.

Ambasadori vizitën do ta përfundojë me shëtitje në laboratorin i cili u hap në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, i specializuar për punë me qeliza amë, në të cilin është mundësuar të bëhen hulumtime për kancer dhe të bashkëpunohet me institucione të tjera mjekësore në sferën e mjekësisë rigjeneruese. Për infrastrukturën në laborator, transferin e teknologjisë, për trajnimin e kuadrit dhe për protokollet e punës për izolimin e qelizave amë janë investuar 150.000 euro, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së./AIM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme