Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka dorëzuar kërkesën për interpelancë për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj lidhur me Vendimin e Qeverisë nr. 04/20 të datës 201.12.2017 për rritjen e pagave në kabinetin qeveritar, transmeton arbresh.info.
Lidhja Demokratike e Kosovës, duke marrë parasysh gjendjen socio-ekonomike, papunësinë dhe nivelin e pagave në vend, e vlerëson të pa pranueshëm vendimin që kryeministri i Kosovës ta ketë pagën më të lartë krahasuar me homologët e tij në rajon. Vendimi i tillë është jashtëzakonisht i dëmshëm, i pa analizuar dhe krijon një diskrepancë të madhe në mes të të ardhurave të qytetarëve, të ardhurave të të punësuarve të tjerë në sektorin publik me pagat e zyrtarëve të kabinetit qeveritar.
Me këtë vendim, diferenca në paga në mes të zyrtarëve të kabinetit qeveritar dhe një shërbyesi civil është rritur nga 1 me 4, në 1 me 8. Kjo diskrepancë është shumë më e madhe për ata që marrin pensione apo ndihma sociale, apo edhe me pagën mesatare në sektorin privat.
Qeveria e Republikës së Kosovës, më 20 dhjetor 2017, në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, ka marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar. Vendimi ky i cili tejkalon kompetencat e përcaktuara me Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë për caktimin e pagave për Kryeministrin, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeverisës.
Andaj nisur nga sa u tha më lartë deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë interpelancë do të kërkojnë nga Kryeministri Haradinaj anulimin e menjëhershëm të vendimit të kundërligjshëm për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar si dhe sjelljen në Kuvend për aprovim, në afat sa më të shkurtër të mundshëm, të Ligjit për Pagat e Sektorit Publik./arbresh.info/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...