Fëmijën e saj e lindi një nënë surrogate (zëvendësuese), ndërsa çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin Chicago.
Ata njëherësh janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë më të mëdhenj, vajzës North, katër vjeç, dhe djalit Saint, dy vjeç.
Vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të tretë, Kim duket se dëshiron një tjetër fëmijë nga nëna surrogate.
Kështu së paku kanë thënë burimet e DailyMail pranë modeles.
“Kim dëshiron edhe një fëmijë të katërt, ndërsa nuk dihet nëse gruaja është e gatshme për këtë gjë”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë, vet Kim dhe Kanye kanë pohuar se dëshirojnë të kenë një familje të madhe, gjë e cila bën të mendosh se Chicago mund të mos jetë fëmija i tyre i fundit. /Telegrafi/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë