Google ADS

Burimet më të mira të vitaminës C, dhjetëshja e ushqimeve më të pasura

07:50 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës.

Vitamina C është një nga dhuratat e shumta të natyrës, që na ndihmon të kemi shëndet më të mirë. Kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji. Fatmirësisht, mund ta gjejmë pothuajse në çdo produkt ushqimor, veçanërisht në fruta dhe perime, ndaj duke i konsumuar ato e kemi më të lehtë të marrim sasinë e duhur për mirëqenien tonë.

DHJETËSHJA MË E PASUR ME VITAMINË C

Frutat dhe perimet e freskëta, bashkë me zhardhokët e në veçanti patatet e reja, janë ndër ushqimet më të pasura me acid askorbik. Ky është klasifikimi i ushqimeve më të pasura me vitaminë C, ku vlerat janë përllogaritur për 100 g produkt të ngrënshëm, të freskët dhe mbi të gjitha të gjallë.

– Ribes 200 mg

– Speca të kuq dhe të verdhë 166 mg

– Speca jeshil 127 mg

– Brokoli 110 mg

– Rukola 110 mg

– Kivi 85 mg

– Lakra Brukseli 81 mg

– Luleshtrydhe dhe mandarina 54 mg

– Spinaq 54 mg

– Portokaj dhe limona 50 mg./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme