Autoritetet e Pekinit planifikojnë pastrimin e një sipërfaqeje prej 40 kilometrash katrorë nga strukturat e paligjshme, një lëvizje kjo që pritet të lërë të pastrehë me mijëra punëtorë të varfër, të mbërritur nga pjesë të tjera të vendit.
Kryebashkiaku i komanduar i qytetit sqaroi se, përmes kësaj lëvizjeje synohet që shtimi i nivelit të strukturave të tilla në të ardhmen të jetë zero.
Nëntorin e kaluar, autoritetet e kryeqytetit kinez rrafshuan një sërë godinash, për të cilat u arrit në përfundimin se shkelnin kodet e sigurisë, duke dëbuar prej andej me dhjetëra mijëra punëtorë.
Nuk dihet ende me siguri sa do të jetë këtë radhë numri i atyre që do të mbeten rrugëve. Është vendosur po kështu të mbyllen edhe të gjitha ato dyqane të vogla, që e zhvillojnë aktivitetin përmes çarjeve të paligjshme në mur, të konsideruara si ndërhyrje jolegjitime në ndërtesat tradicionale.
Miliona punëtorë mbërrijnë në qytetet kineze nga fshatrat gjatë këtyre dekadave të fundit. Banka Botërore parashikon që deri në vitin 2030, në qytete do të jetojë gati 70% e popullsisë së Kinës./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...