Kurti flet për ngacmime seksuale brenda Vetëvendosjes

00:26 | 25 Janar 2018
Trina Galanxhi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se në organizatën që ai drejton ka pasur raste kur janë keqtrajtuar gratë.

Në një intervistë me emisionin Jeta në Kosovë, Kurti ka treguar se ka raste kur janë keqtrajtuar gratë në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kemi raste kur vjen një vajzë në Lëvizjen Vetëvendosje. Vjen një herë, vjen dy herë… edhe nuk vjen më”, është shprehur ai.

“Aty ka ca burra, djemë që i lëshojnë fjalë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u zgjodh të dielën kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi mori më shumë se 98 për qind të votave nga anëtarësia e VV’së./infopress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme