Google ADS

Real Madridi jashtë Kupës së Mbretit, eliminohet nga Leganes

23:38 | 24 Janar 2018
Arbresh Info

Kriza në Real Madrid është thelluar pas ndeshjes mbrëmjen e sotme (e mërkurë) të zhvilluar në kuadër të Kupës së Mbretit.

‘Los Blancos’ janë eliminuar nga Leganes në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas fitores spektakolare me rezultat 2 me 1, shkruan portali arbresh.info.

Gabriel dhe Eraso ishin dy autorët e golave për skuadrën mysafire, ndërsa goli i vetëm në ndeshjen kthyese është realizuar nga sulmuesi francez Karim Benzema.

Rivali i ardhshëm i Leganes mësohet pas hedhjes së shortit që do të bëhet pas ndeshjeve të tjera që zhvillohen në kuadër të çerekfinales.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes ishte 2 me 2, por Real Madridi nuk vazhdoi tutje për shkak të golave të pësuara si mysafirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme