Google ADS

Granit Xhaka shënon gol kundër Chelseas, Arsenali përmbys rezultatin

22:26 | 24 Janar 2018
Arbresh Info

Arsenali ka përmbysur rezultatin në ndeshjen si nikoqir kundër Chelseas.

“Topçinjtë” kanë shënuar për 2 me 1 në takimin kthyese të gjysmëfinales kundër kampionit të Premierë Ligë në ndeshjen në kuadër të Carabao Cup, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka realizuar golin e epërsisë për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger.

Xhaka realizoi për 2 me 1 në minutën e 60′ të ndeshjes pas një asistimi nga sulmuesi Alexandre Lacazette.

Arsenali barazoi shifrat me një autogol nga Antonio Rudiger, ndërsa goli i epërsisë nga skuadra e Conte ishte shënuar nga Eden Hazard./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme