Pas shkarikimit të James Comey si drejtor i FBI-së, Presidenti amerikan, Donald Trump e ka pyetur zëvendësdrejtorin e agjencisë se për kë ka votuar, raportojnë mediat amerikane.
Andrew McCabe, i cili sapo ishte bërë kreu i agjencisë së agjencisë pas shkarkimit të papritur të vitit të kaluar, tha se nuk votoi në zgjedhjet e vitit 2016, transmeton portali arbresh.info
Këshilltari i posaçëm i FBI Robert Mueller po heton nëse shkarkimi i Comey ishte një përpjekje për të penguar drejtësinë.
Muller kryeson hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Gjatë takimit hyrës si drejtor i FBI-së, besohet se Trump kishte shprehur zemërimin e tij me McCabe lidhur me lidhjet që ka gruaja e tij me familjen Clinton.
McCabe thuhet se e gjeti bisedën “shqetësuese”, shkruan Washington Post.
Korrikun e kaluar, Trump për NYT tha se “ne kemi një drejtor të FBI-së që vepron dhe që ka marrë rreth 700 mijë dollarë për Hillary Clinton”.
Hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA janë duke vazhduar./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen