Arsyeja kryesore pse Gareth Bale dëshiron të transferohet në Man Utd

21:44 | 24 Janar 2018
Arbresh Info

Gareth Bale mund të transferohet te Manchester United sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, e cila raporton që sulmuesi është impresionuar nga skuadra e Jose Mourinhos dhe dëshira e tyre për të fituar.

Transferimi i superyllit Alexis Sanchez ka impresionuar tutje Balen, i cili mendon që Manchester United nuk është vetëm në një pozitë për të garuar në Ligë të Kampionëve këtë sezon por edhe për të fituar titullin në Premierë Ligë sezonin tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Bale ka bërë të qartë gjithashtu se ai është një tifoz i madh i Jose Mourinhos dhe se trajneri do t’i dërgoj ata prapa, aty ku ata ishin në kohërat e vjetra.

“Mendoj se ata janë duke arritur aty. Sigurisht, sjellja e Mourinhos në klub është një lloj nxitje për klubin”, ka thënë Bale kur është pyetur rreth Manchester United.

“Iu bëri mirë vitin e kaluar kur ata fituan shumë trofe dhe mendoj se ata janë duke u rikthyer aty ku duhet të jenë. Ata na dhuruan neve një ndeshje të vështirë dhe nuk shoh ndonjë arsye pse ata nuk mund të jenë një forcë në Ligë të Kampionëve këtë sezon”

“Jose është një trajner i mrekullueshëm, ai ka bërë gjithçka për futbollin, ai është në dijeni për atë që është duke bërë dhe jam i sigurt se ai është duke ndërtuar një skuadër të mrekullueshme për atë që dëshiron të arrijë”

Ndërkohë që e ardhmja e Gareth Bales vazhdon të mbetet ende në dyshime për shkak të lidhjeve me transferim në United, një tjetër lojtar që është duke u përfolur për largim nga klubi është Cristiano Ronaldo, të cilit ende i pëlqen United dhe tifozët e duan atë./arbresh.info/

Të ngjashme