Mund të mos e besoni, por një roman me temë dashurie të shkruar nga ish-presidenti irakian Saddam Hussein mund ta bleni online për vetëm 14 dollarë.
Libri tashmë ka filluar të shitet me të madhe, bën të ditur “Amazon”, transmeton portali arbresh.info
Hussein, i cili u rrëzua në vitin 2003 dhe u ekzekutua në vitin 2006, botoi romanin “Zabiba dhe Mbreti” në vitin 2000.
Zabiba është e martuar me një burrë mizor, i cili besohet se përfaqëon SHBA-të. Burri fshatar e detyron veten ndaj Zabibas kundër vullnetit, që mund t’i referohet pushtimit të Irakut gjatë Luftës së Parë të Gjirit.
“Shpejt bëhet e qartë se marrëdhënia mes Zabibas dhe Mbretit mund të funksionojë si metaforë e shtrirë për marrëdhëniet mes njerëzve dhe sundimtarëve”, shkruan Daniel Kalder për “The Guardian”.
Libri u botua në mënyrë anonime, duke ngritur dyshime nëse Husseini e kishte shkruar atë vetë. Megjithatë, fakti që nuk kishte kritika publike për librin në Irak, së bashku me temat e saj politike, ka bërë që shumë analistë të konkludojnë se vetëm Husseini mund ta ketë shkruar atë.
Sipas lexuesve të “Amazon” ky liber mund të lexohet thjeshtë nga kurioziteti dhe jo nga vlera që sjell.
“Zabiba dhe Mbreti” duket se është një përpjekje e Saddam Husseinit për të zgjidhur disa nga kontradiktat e natyrës së tij dhe filozofisë politike.
Më 13 dhjetor 2003, Husseini u pushtua nga forcat amerikane në ad-Daër, një qytet pranë Tikritit. Tre vjet më vonë, ai u ekzekutua nga një gjykatë speciale irakiane për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasjen e 148 shiitëve irakianë në qytetin Dujail. Para vdekjes së tij, Husseini shkroi poezi, duke përfshirë “Unbind It”, që konsiderohet të jetë puna e tij e fundit me shkrim./arbresh.info/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”