Google ADS

Rrezik nga qentë në oborrin e QKUK-së

21:04 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Qentë endacakë po rrezikojnë pacientët e shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por edhe kalimtarët e rastit.

Në rrezik janë edhe studentët që shfrytëzojnë bibliotekën e Fakultetit të Mjekësisë që ndodhet në hapësirat e këtij institucioni shëndetësor, njofton Klan Kosova.

Por drejtuesit e QKUK-së thonë se nuk është në kompetencë të tyre që të merren me këtë problematikë.

Të ngarkuarit me këtë punë në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë po thonë se qeveria u ka ndarë mjetë për trajtimin e qenve endacakë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme