Për të gjithë ata që e ndjekin jetën e natës në Tiranë, me siguri i kanë parë shpesh bashkë në skenë Kamela Islamajn dhe Orgesa Zaimin.
Dy këngëtaret, jo vetëm ndajnë jetën profesionale, por janë prej vitesh edhe mikesha shumë të mira. Pëlqejnë muzikë të mirë, bëjnë muzikë të mirë, por ndajnë edhe shumë kohë me njëra-tjetrën. Fillimet e miqësinë i kujtojnë me nostalgji, sot e 14 vjet më parë. Të dyja ishin konkurrente në Ethe, por nuk shkuan deri në netët finale.
Asgjë nuk i pengoi në rrugën e tyre të muzikës, përkundrazi – nuk është klishe: ato e kanë vërtetuar që për to Ethet ishin vetëm fillimi. Sot e 14 vjet më pas, kanë një CV shumë të pasur në karrierën e tyre muzikore. Orgesa dhe Kamela, veç aktivitetit live prej shumë vitesh në jetën e natës në Tiranë, sjellin edhe këngë të reja, garojnë në festivale, por edhe klipe (më rrallë) për dashamirësit e muzikës së tyre. I kanë qëndruar larg komerciales, me shumë vendosmëri, dhe nuk janë penduar aspak. Është e vështirë, të dyja e pranojnë, por ia kanë dalë të jenë në treg, madje edhe suksesshëm.
Por kanë akoma edhe shumë projekte në plan. Veç e veç apo edhe bashkë. Të ftuara sot pasdite në “Pasdite në Top Channel”, Kamela dhe Orgesa ndanë me publikun disa prej eksperiencave të tyre në muzikë, kujtuan vitet e një miqësie të gjatë, por nuk lanë pa thënë edhe disa “bezdi” që nuk ia kursejnë njëra-tjetrës me raste. “Jemi shumë shoqe dhe nuk e lëmë veten pas dore, takohemi të paktën dy herë në javë, në të njëjtin vend, por edhe komunikojmë shumë. Unë e çmend Kamelën me 100 sms e mia, ndërsa ajo më thotë vetëm ok”- tregon Orgesa me të qeshur për mikeshën e saj, duke vlerësuar më shumë se gjithçka faktin që Kamela, pas gjithë këtyre viteve, nuk ka ndryshuar, por ka mbetur e njëjta.
“Kjo çiltërisa e Orgesës më ka bërë që në fillim për vete, sinqeriteti është gjëja që vlerësoj më shumë te Orgesa, por edhe mëmësia e ka bërë më të kujdesshme për të tjerët”, – thotë Kamela. Duke kujtuar vitet e para të miqësisë së tyre, Orgesa ndan me publikun edhe momentin në të cilin këngëtaret u lidhën më shumë me njëra-tjetrën: “E kam përjetuar shumë keq kohën kur Kamela u fut në finale dhe u skualifikua e para nga dhjetë me të mirët. Kam qarë aq shumë atë natë, më shumë se ajo…” – kujton sot me të qeshur Orgesa, por e di se ai moment ishte çasti i një miqësie të lindur për të qenë e fortë./Revista Class/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...