Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka përshkruar superyllin Lionel Messi si “lojtarin më të mirë që është këtu dhe që do të jetë gjithmonë” pas dy golave që shënoi në fitoren 5 me 0 ndaj Real Betisit.
Argjentinasi realizoi golin e tij të 19-të në ligë deri tani këtë sezon, ndërkohë që Barcelona kaloi me 11 pikë të pastra ndaj Atleticos në pozitë të dytë, transmeton portali arbresh.info. Luis Suarez realizoi gjithashtu dy gola, ndërsa Ivan Rakitic shënoi golin e epërsisë.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/955274178994712576
Valverde deklaroi që tifozët duhet të jenë shumë me fat që ata ishin dëshmitar të performancës së Messit, i cili beson se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
“Ju duhet ta shijoni atë”, u ka thënë Valverde gazetarëve pas ndeshjes. “Ne jemi në gjendje të jetojmë këtë epokë. Unë kam vuajtur për shkak të tij dhe e di mirë se si është. Tani unë mund ta shijojë atë”
“Është një event për tu shikuar çdo ditë. Ai është lojtari më i mirë këtu dhe këtu do të jetë gjithmonë”
Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është kundër Alaves në shtëpi, por para saj ata do të takohen në çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit./arbresh.info/
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë