Formacionet zyrtare, Real Madrid – Leganes

20:29 | 24 Janar 2018
Arbresh Info

Real Madridi dhe Leganes kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinales në Kupë të Mbretit.

Pas fitores së thellë 7 me 1 ndaj Deportivo La Corunas, Real Madridi synon të prodhoj një performancë të ngjashme edhe në takimin e sotëm (e mërkurë) kundër Leganes, shkruan portali arbresh.info.

Ndeshja e parë ndërmjet dy skuadrave përfundoi me rezultat 0 me 1 në favor të ‘Los Blancos’ që me shumë vështirësi arritën të sigurojnë rezultat pozitiv.

Madrilenët synojnë të sigurojnë një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërkohë që nga ana tjetër Leganes është duke u zvarritur në shumicën e ndeshjeve.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Santiago Bernabeu duke filluar nga ora 21:30./arbresh.info/

Të ngjashme