Vendimi i shkallës së parë për katër aktivistët e Vetëvendosjes po kundërshtohet me anë të një ankese dërguar në Gjykatën e Apelit nga avokati i të dënuarit me 8 vite burg, Frashër Krasniqi. Aktivistët, u dënuan me 21 vite e 6 muaj burg për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës dhe për këtë, avokati Tomë Gashi ka paraqitur një ankesë 10-faqëshe në Apel, me anë të së cilës kërkon që të ndërpritet masa e paraburgimit për 4 të dënuarit.
Gazeta Express ka siguruar ankesën e dërguar në Gjykatën Apel ku janë treguar arsyet që sipas avokatit të Frashër Kranisiqit, Tomë Gashit, e vërtetojnë se gjykimi ka qenë politik, ku dhe propozohet ndërprerja e masës së paraburgimit për 4 tashmë të dënuarit nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Avokati Gashi pretendon se Gjykata ka ndryshuar deklaratën e dëshmitarëve. Madje, ai thotë konstatimi i Gjykatës se njëri nga dëshmitarët është frikësuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ka dëshmuar në favor të grupit, është dhënë pa asnjë fakt.
Gjykata Avokati pretendon se Gjykata Themelore e ka ndryshuar deklaratën e dëshmitarit Heset Ramadani, i cili sipas aktgjykimit thuhet se ka vërtetuar identitetin e personave që kanë blerë motorin Yamaha, në shumën prej 500 eurove.
Gashi ka propozuar që klientit të tij t’i shqiptohet një dënim më i butë dhe të lirohet nga aktakuza, duke e cilësuar si gabim vendimin dhe provat e ekzaminuara në shkallën e parë.
Madje, ai propozon se në rast se Gjykata e Apelit nuk e aprovon këtë ankesë të tij, çështja të kthehet në rigjykim.
“Në rast se Gjykata e Apelit nuk e aprovon propozimin e lartshënuar, atëherë i propozojmë se çështjën ta kthej në rigjykim dhe rivendosje në Gjykatën Themelorë në Prishtinë”, shkruan në ankesën e deponuar në Apel nga Tomë Gashi.
Gashi pretendon se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve janë me konotacion dhe nuk ka asnjë provë kredibile që do të mund ta shpallte fajtorë Frashër Krasniqin dhe të tjerët.
Avokati pretendon se Gjykata Themelore e ka ndryshuar deklaratën e dëshmitarit Heset Ramadani, i cili sipas aktgjykimit thuhet se ka vërtetuar identitetin e personave që kanë blerë motorin Yamaha, në shumën prej 500 eurove.
“…ndërsa e vërteta është se dëshmitari Heset Ramadani deklaron se është takuar me persona të caktuar tek ETC në Prishtinë, me ta ka biseduar rreth 10 minuta dhe janë marrë vesh që ai motorin ta shesë për 500 euro, dhe se ata kanë qenë të rrethit të Rahovecit, por ai (dëshmitari) e ka vërejtur edhe dialektin e të folurit të asaj ane, që është tepër specifik”, thotë avokati në ankesën e tij.
E krejt kjo deklaratë, sipas Gashit, është ndryshuar duke u thënë se shitësi njihet me Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, te të cilët kishte shitur edhe motorin.
Në ankesën e deponuar, thuhet se sa i përket telefonit Samsung që është përdorur për të dërguar email nga posta elektronike, keqinterpretohet deklarata e dëshmitarit Naser Mustafa, që identifikon një vajzë të re me flokë të shkurtër, duke mos thënë asnjë specifikim se e njëjta mund të jetë Adea Batusha. E njëjta dëshmi e taksistit Remzi Zogjani që nuk është i sigurt në identifikim, sipas Gashit duhet të konsiderohet e pavlerë dhe që vërteton pafajësi për grupin.
Avokati Gashi thotë se Gjykata Themelore ka konstatuar pa asnjë fakt se dëshmitari Egzon Metolli ka qenë i frikësuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Po ashtu dëshmitari Egzon Metolli ka deklaruar se personat e akuzuar në sallën e gjykimit, të cilët ai i ka parë nuk janë personat të cilët i ka vërejtur natën kritike pas gjuajtjes së ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë pas përshkrimit të personave që i ka vërejtur ka deklaruar se këta ‘nuk janë personat që ai ka parë’, mirëpo Gjykata pa asnjë fakt konsideron se ky paska qenë i frikësuar nga partija-Lëvizja…”, ka shkruar avokati Gashi.
Duke përmendur të gjitha këto deklarata, të cilat konsiderohen si të montuara nga avokati, në ankesë thuhet se edhe emaili i dërguar nga emali [email protected] si dhe përgjigja nga kompania Google, është marrë në mënyrë të jashtëligjshme dhe telefoni me të cilin pretendohet se është dërguar ky email është blerë një ditë pas sulmit.
Sa i përket imazheve dhe video-incizimeve, të cilat Gashi thotë se nuk janë identifikuar apo qartësuar nga Gjykata, “vërtetojnë më së miri pafajësinë e të akuzuarve”.
Në ankesë madje ai pretendon se Gjykata ka bërë lidhjen e rastit me sulmin ndaj drejtorit të RTK-së dhe shtëpisë së Murat Mehaj. Gashi pretenton se pas arrestimit të personave përgjegjës për këto dy sulme të fundit, nuk ka ndodhur asnjë sulm i tillë nëpër institucione.
Gashi përmend edhe ADN-në dhe gjurmët e gishtave që janë marrë nga vendi i ngjarjes.
Duke përmendur edhe raportin e FBI-së, avokati mbrojtës thotë se me të gjitha këto prova mund të kuptohet se rasti është politik dhe i montuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...