Google ADS

Rama në Davos: Gjykata Speciale nuk është në rrezik

17:18 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, për Gjykatën Speciale që do të gjykojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Rama ka thënë se Gjykata Speciale nuk është në asnjë rrezik, përcjell Klan Kosova.

“Mendoj se ky është proces i pakthyeshëm, po ashtu është me rëndësi për të qenë mendjehapur për zgjedhjen më të mirë”.

“Ideja e gjykatës nuk është në asnjë rrezik”, ka thënë Rama më tej.

“Ka një debat për përmirësim dhe ky është një debat i mirë”, ka shtuar ai./klan kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme