Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se aeroporti i Vlorës nuk do të jetë i vetmi, teksa ka edhe të tjerë që janë në studim, si ai i Kukësit, apo aeroporti turistik i Sarandës.
“Po punohet intensivisht dhe për krijimin e akseseve të tjera, si të aeroportit të Kukësit, por njëkohësisht dhe studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që do i shërbejë pjesës së jugut të vendit dhe Sarandës, një zonë që ka intensitet të lartë turizmi. Ajo çka e kemi thënë po e bëjmë realitet dhe kemi të bëjmë me një Rilindje të vërtetë të gjithë infrastrukturës së udhëtimit ajror për Shqipërinë”, tha Gjiknuri.
Ndërsa për projektin e aeroportit të Vlorës, ministri tha se do të jetë ndërkombëtar, dhe një projekt tërësisht me financim privat.
“Do të jetë projekt tërësisht me financim privat. Me vendim të qeverisë parashikohet një grup negociator me përfaqësues të MIE, Financave dhe nga institucionet e tjera, të cilët në një periudhë gati 90-ditore do të negociojnë detajet e kësaj oferte dhe më vonë do të pasohet me nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës, ndërkombëtar, më i miri në Shqipëri, por nuk do të jetë i vetmi”, tha ai./Top Channel
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...