Google ADS

Zidane: Statistikat e Neymar në PSG janë të pabesueshme

16:58 | 24 Janar 2018
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Neymari i PSG-së ka “statistika të pabesueshme” derisa klubi është duke u përgatitur për ndeshjen ndërmjet tyre në Ligë të Kampionëve.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së skuadrës së tij në Kupë të Mbretit kundër Leganes, Zidane tha: “Duke gjykuar nga performancat, Neymar është i rëndësishëm për skuadrën”, transmeton portali arbresh.info.

“Statistikat e tij janë të pabesueshme. Megjithatë, ajo që më intereson mua është ekipi im, skuadra ime dhe lojtarët e mi”

Zidane ka lavdëruar gjithashtu superyllin e Madridit, Cristiano Ronaldon, i cili ka pasur probleme të shumta këtë sezon derisa e ardhmja e tij në Bernabeu vazhdon të mbetet e paqartë ndërkohë që Neymar vazhdon të kërkohet për transferim në Madrid.

“Kur ju shikoni se çfarë Cristiano ka bërë gjatë karrierës së tij, në sezonin e fundit për shembull, ai shënoi tetë ndeshje brenda tri ndeshjeve në Ligë të Kampionëve. Kjo do të thotë shumë”

“Për shkak të këtyre gjërave, këta lojtar nuk janë të zakonshëm. Ata gjithmonë i përgjigjen thirrjeve në ndeshje të mëdha”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme