Sef Fetoshi është ekstraduar dje nga Zvicra në Kosovë, ku do ta vuajë dënimin prej gjashtë vjet e gjysmë burgim pasi është shpallur fajtor për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Fetoshi dje është sjellë me aeroplan të Forcave Ajrore të Zvicrës.
KALLXO.com mëson se aeroplanët civilë kishin refuzuar bartjen e Fetoshit.
Shpenzimet e transportit i kishte marrë përsipër shteti zviceran.
Sipas aktakuzës, Sef Fetoshi, Blerim Vasolli dhe Xhevxhet Rashiti akuzoheshin se në maj të viti 2012, në hyrje të fshatit Fortesë (Bellacerkë), komuna e Rahovecit, në parkingun e objektit “Salloni Dasmave” së bashku me Astrit Zabraskan, i cili në atë kohë gjendej në arrati, kishin siguruar narkotik të llojit marihuanë në 331 paketime në qese të plastikës në peshë të përgjithshme prej 352 kilogramë me qëllim që të njëjtën ta transportojnë-shpërndajnë dhe ta shesin në Itali e pastaj në Zvicër.
I ekstraduari Sef Fetoshi është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore e Gjakovës me 6 vjet e 6 muaj burgim.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...